Njerëz pranë Bashës përfituan nga inceneratorët'! Berisha: Të ndëshkohen! Nga viti 2014...

Tuesday, 05 July 2022 08:33

 

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live në Syri Tv akuzat e Monika Kryemadhit se zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët.

Berisha tha se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet me forcën e ligjit.

 

Lideri i opozitës kujtoi pengesat që io shkaktonte PD-ja, Abi Malltezit në denoncimin e aferës që sot e kësaj dite ka dalë në dritën e diellit.

 

Çim Peka: Zonja Kryemadhi tha se kanë përfituar nga inceneratorët zyrtarë pranë Bashës...

 

Sali Berisha: Të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit cilido që ka shkelur ligjin. Një gjë di të sigurt, Abi Malltezi që nga viti 2014 e në vazhdim ka publikuar 298 statuse për këto afera. Ka gjetur rezistencë shumë të veçantë në PD për denoncimin e tyre. Ka ardhur këtu, ka shkuar në televizionet e tjera, por PD ka qenë jashtëzakonisht e mbyllur ndaj denoncimeve. Dhe ky për hir të së vërtetës nuk kishte dokumente që disponon sot LSI. E kishte kapur si mjedisor dhe kishte gjetur që gjithçka ishte bërë me negociata të mbyllura dhe vetëm një ditë ishin firmos 17 dokumente, çka ishin aktakuzë e qartë për qeverinë. Nuk ka disukutim që ata kanë mbyllur shumë gojë, Arben Ahmetaj, Edi Rama. Gugallja, Zoto, Mërtiri janë ushtarët e Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Edi Ramës, Arben Ahmetajt.

Çim Peka: Është fakt që kanë mbyllur edhe gojën e opozitës deri në 25 prillit të vitit të kaluar...

Sali Berisha: Në tërësi absolutisht, e di. Abi e ngrinte këtë problem vazhdimisht tek unë, ankohej, nuk i hapej rruga. Pastaj përgatiti padinë për në SPAK dhe ajo u dërgua

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...