Berisha: Objektivi i protestës së 7 korrikut dhe protestave të tjera do jetë largimi i Edi Ramës

E mërkurë, 06 July 2022 12:48

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në fund të promovimit të librit ‘Shqipëria në rrezik’, se protesta ka objektiv largimin e Edi Ramës.

“Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë kauza të drejta, të cilat do marrin përgjigjen më të merituar me largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij.

Natyrisht, largimi i kësaj qeverie është hapi i parë, jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve.

 

Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht grupit apo përmasave të grupit që është prekur prej saj.

 

Konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim antikushtetues, antiligjor në përputhje me këtë do mbajmë qëndrimet tona.

Por unë mendoj se protesta është rruga, është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive.

Të gjithë viktimat e arbitraritetit dhe të korrupsionit, duhet të bashkohen nesër me ne në protestë.

Nesër është një ditë e veçantë, shumë e veçantë. E thatë qartë që kauzat janë të shumta, janë të dhimbshme. Janë ulëritëse.

Por, monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre. Ndaj dhe ne zgjidhjen e këtyre kauzave, e gjejmë me largimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Edi Ramës është objektivi kryesor, është qëllimi më i madh i protestës së 7 korrikut dhe protestave që do vijnë më pas të popullit opozitar,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...