Berisha: Protesta do jetë epike! Kjo qeveri nuk e meriton të jetë në pushtet as një ditë të vetme

E mërkurë, 06 July 2022 12:50

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli në konferencën e organizuar për promovimin e librit ‘Shqipëria në rrezik’ nga shoqëria civile.

“Ky libër është një homazh për kauzat dhe aktivistët e shoqërisë civile, i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza.
Por nga ana tjetër, është edhe një mesazh-thirrje për të gjithë shqiptarët, të bashkohen me këto kauza të drejta.

Kauza, të cilat kanë një emërues të përbashkët, mbrojtjen e lirive të shqiptarëve.

 

Është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin bulevardin në një protestë epike, do thosha unë, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë, pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...