Berisha mesazh Ramës para kryeministrisë: Ti je armiku im, i ke orët e numëruara

E Enjte, 07 July 2022 21:54

 

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi nga protesta para kryeministrisë se mijëra qytetarë janë ngritur për të shpëtuar Shqipërinë kundër pushtimit të Edi Ramës. Kreu i selisë blu deklaroi se mijëra qytetarë kanë ardhur nga SHBA dhe Europa për t’iu bashkuar protestës së Tiranës.

Berisha tha para protestuesve se Ramën e ka armik dhe zemra fjalë tjetër nuk i nxjerr ndërsa shtoi se i ka orët e numëruara. Ndër të tjera Berisha tha se Rama i ka grabitur votën qytetarëve dhe me votë të vjedhur po qëndron në pushtet.

"Keni ardhur nga mijëra kilometra larg, nga SHBA, Europa, për tu bashkuar me frontin e shpëtimit të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë.

Mirënjohje për djemtë dhe vajzat, gratë e burrat që lanë gjithçka dhe u bashkuan në protestë, duke u bërë burim drite, dielli, shprese për mbarë shqiptarët.

Sonte më shumë se kurrë, mendjet, zemrat e sytë e mbarë shqiptarëve janë drejtuar tek ju. Erdhën nga të katër anët në bulevard sepse ju thirri ora e lirisë, ju thirri ora e Shqipërisë.

Pushtimi ju ngriti në këmbë, për të shpëtuar vendin. ka vendosur monizmin plotë, ai ia mbathi, koha e tij është e numëruar.

Edi Rama, ne të dy jemi armiq, është e rëndë ta them këtë por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr. Ti do vetëm pushtetin kurse unë me këta bura, gra, djem e vajza kemi parim lirinë dhe vetëm lirinë.

Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten duke varfëruar e poshtëruar qytetarët ndërsa unë dhe këta protestues këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin.”-deklaroi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...