Kurban Bajrami/ Meta: Politikanët sot të reflektojnë që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve

Saturday, 09 July 2022 14:18

 

Presidenti Ilir Meta ka shprehur dëshirën e tij që në një ditë si kjo e sotmja e festës së Bajramit, politikanët shqiptarë të reflektojnë që të shtohet begatia dhe mirësia në familjet shqiptare.

Pas vizitës që kreu në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për të uruar krerët e tij me rastin e Kurban Bajramit, Presidenti tha:

 

“Është kënaqësi të uroj të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë të rëndësishme, që t’u shpërblehen të gjitha sakrificat e tyre. Me këtë rast uroj çdo familje shqiptare në mënyrë, që këto sakrifica të jashtëzakonshme që bëjnë t’u shpërblehen në mirësi, në begati dhe në një të ardhme më të mirë në familjet shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre.”

 

I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë urim të veçantë për politikanët, kreu i shtetit u përgjigj:

 

“Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshij politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë. Është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që begatia, mirësia në familjet shqiptare dhe në shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu pranë familjeve të tyre të lumtur dhe plot optimizëm për të ardhmen e tyre.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...