Rritja e çmimeve/ Mijëra protestuesit i vënë zjarrin shtëpisë së kryeministrit dhe e detyrojnë të japë dorëheqjen

Saturday, 09 July 2022 19:30

 

Mijëra protestues kanë sulmuar sot shtëpinë e kryeministrit të Sri Lankës dhe i kanë vënë zjarrin, disa orë pasi kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen kur të formohej një qeveri e re me dakordësinë e të gjitha partive politike në vend.

Në ditën më të madhe të demonstratave këtë të shtunën, gjithashtu turmat sulmuan edhe shtëpinë dhe zyrën e presidentit.

Në videot e publikuara në mediat sociale, dallohet tymi i kuq në qiell ndërsa flakët pushtojnë godinën.

Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe tha se protestuesit u futën me forcë në shtëpinë e tij në Colombo të shtunën në mbrëmje.

 

Nuk është e qartë nëse kryeministri ishte brenda në momentin e sulmit. Ai tha më herët se do të japë dorëheqjen vetëm kur të gjitha palët të kenë rënë dakord për një qeveri të re.

Gjithashtu protestuesit sulmuan edhe pallatin presidencial, ndërsa presidenti zotohet të japë dorëheqjen këtë fundjavë pas disa ditësh demonstratash kundër rritjes së kostos së jetesës./ Dailymail

Modifikuar më Hënë, 11 July 2022 10:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...