Berisha paralajmëron Ramën: Nuk i njohim zgjedhjet e 25 prillit! Provo ta prekësh votën sërish...

Hënë, 11 July 2022 21:43

 

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar në 'Open' akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama, për prekjen e votës dhe përdorimin e shtetit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Berisha tha se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa paralajmëroi Edi Ramën se nuk do të guxojë të prekë sërish votën.
“Me bindjen më të thellë, Ramën e kam armik, për dy arsye, por njëra është më kryesorja, vota. Ky njeri ka ardhur në pushtet pa i vënë kush asnjë stërkëmb. Ka fituar një palë zgjedhje, që të vëzhguara, është thënë se kryeministri ka zbatuar vendimin e tij.

 

Ka një vendim, i cili përjashton shtetin nga partia në zgjedhje. Unë jam marrë gjithë jetën me këtë punë dhe ju them se nuk ka kriter më themelor se ky për zgjedhje të ndershme, sepse nëse kryeministri nuk do të dorëzojë pushtetin, mobilizon gjithë shtetin dhe një parti që nuk ka as 1/5 e këtyre potencialeve e ka të pamundur të fitojë.

 

Edi Rama e faktoi këtë, por Glover është ajo që deklaroi në zgjedhjet lokale u përdor gjerësisht shteti në zgjedhje, e përdori edhe më shumë në zgjedhjet e fundit, ku përdori patronazhistët, gjakun, krimin në Elbasan, etj. Nuk ja fal kategorikisht zgjedhjet Ramës.

Nëse tregon një marrëveshje që ka respektuar Edi Rama, më thuaj. Marrëveshjet kur bëhen mes opozitës dhe pushtetit, barra i bie pushtetit t’i zbatojë, dhe unë ja kam zbatuar marrëveshjen atij me rigorozitetin më të madh.

Armik do të thotë ai që të shkelmon votën, që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute ai s’do mund të prekë më votën e shqiptarëve. Ta prek ta provojë. Le ta provojë. Kaq i them: Provoje!”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...