Berisha: Protesta e 7 korrikut, emocionuese pjesëmarrja. Më e madhja pas 'Nano ik'!

Hënë, 11 July 2022 21:46

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehet se protesta e 7 korrikut ishte surprizuese për nga pjesëmarrja.

Ai vlerësoi maksimalisht pjesëmarrjen në tubimin përpara Kryeministrisë duke theksuar se nuk i priste aq mbështetës në shesh, dhe për më tepër atë nivel pjesëmarrje nga rinia e vendit.

 

“S’kishte të bënte në mënyrë absolute me askënd tjetër, përveçse Edi Ramën. mendoj se si protestë ishte pa dyshim jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirr ndonjëherë protestë, por koha kushtet duhet t’i pranojë nuk duhet t’i shmangë. Edhe po të vinte gjysma e tyre unë do t’i përulesha me nderim më të madh.

 

Aty erdhën ndoshta në protestën më të madhe në 30 vite. Unë dy mbaj mend më të mëdha. Mbaj mend të dytën “Nano ik” dhe këtë. Kësaj here edhe sot më kanë ardhur njerëz në zyrë dhe më kanë thënë ne ishim te bashkia. Dhe i thash a dëgjonit.

 

Më tha po, akustika ishte shumë e mirë. Kjo tejkaloi çdo lloj parashikimi dhe kishte një specifik tjetër shumë pozitive, pra dominohej nga të rinjtë.

Së dyti s’mund të kishte asnjë qëllim tjetër përveç Edi Ramës dhe unë në gjithë karrierën politike e shpall kundërshtarin për herë të parë në jetën time armik"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...