Berisha: Në shtator protesta pa ndalim, kundër vjedhjeve që po u bëhen shqiptarëve! Opozita forcë!

Hënë, 11 July 2022 23:26

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në muajin shtator do të rinisin sërish protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha tha se do të protestohet për vjedhjen po u bëhet shqiptarëve.

Teksa iu referua kronikës së FoxNews, Berisha tha se ajo pasqyroi protestën e 7 korrikut, duke e krahasuar atë me ato që po ndodhin në Sri Lanka.

 

7 korriku, tha Berisha, shënoi shpalljen e një fuqie të re opozitare.

 

Sali Berisha: Protesta kur të fillojë do të jetë non stop, ose shuhemi ne si forcë politike, ose fitojmë kauzën tonë. Në shtator do fillojmë protestën për vjedhjen e tmerrshme që po i bën këtyre njerëzve. Sot Foxnews, ka dhënë protestën tonë dhe ka bërë ngjashmërinë me Sri Lankën. Populli shqiptar nuk do votojë më i lirë nëse nuk del në protestë. Duhet ta pranojmë që 7 korriku shënoi një hov cilësor. Opozita është shumicë në botën dixhitale. 7 korriku shënoi shpalljen e një fuqie të re opozitare, që nuk ka ekzistuar.

Arjon Sulo: Çfarë plani keni ju për të bindur shoqërinë?

Sali Berisha: Protesta ishte pa asnjë diskutim përtej PD. Protesta që keni aty, keni me mijëra, kishte nga shoqëria civile, nga bizneset. Ata që folën në protestë ishin mbrojtës të kauzave. Njëra ishte kryekauza, boll vodhe, ik.

Sali Berisha: Do bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kapur grupet më anësore për t'u bashkuar me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë. Janë bërë disa përpjekje, ka rezultate, po bëhen përpjekje më të mëdha. Duhet të arrijmë komunitete të veçanta. Do rikthehet më fuqishëm. Kabineti i ardhshëm i PD do të ketë personalitetet më të shquara nga emigracioni, diaspora, Shqipëria. Sot ka burra e gra në pozicionet më të rëndësishme në fusha të ndryshme. Ata do të përfshihen. Përpjekjet janë non stop të kontaktimit me ta, të vendosjes së urave të komunikimit. Ka ekspertë, djem e vajza të një përgatitje shumë të mirë, por nuk flet kush me ta. Do bëj që shqiptarët ta harrojnë 'Berishën2'.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...