Berisha: Betejë për jetë a vdekje! O do votojnë shqiptarët të lirë, ose ne si forcë do shuhemi

Hënë, 11 July 2022 21:49

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ka një “betejë jetë a vdekje’ për t’i bërë qytetarët shqiptarë që të votojnë të lirë.

I ftuar në emisionin “Open”, Berisha theksoi se ‘o do votojnë shqiptarët të lirë, ose ne si forcë do shuhemi, ose Rama do ikë’.

Sa i përket strategjisë që do të ndjekin për të rrëzuar Ed Ramën nga pushteti, Berisha tha PD dëshiron që të përdorë strategji paqësore, por shtoi se do të do përdorin të gjitha metodat e mosbindjes civile.

 

Pjesë nga biseda:

 

Berisha: Edi Rama e shkeli marrëveshjen, nuk pyeti, nuk pyet Rama, nuk njeh asnjë standard

Pyetje: Ju duhet ta keni konkurrent jo armik

Berisha: Është armik i votës… kam një betejë për jetë e vdekje t’i bëj qytetarët të votojnë të lirë

Pyetje: Me Ramën s’ka zgjedhje të lira

Berisha: Jo s’ka, atëherë Rama do ikë

Pyetje: Si? Revolucion?

Berisha: Se si e tek do përcaktohet, por kjo është absolute, Rama votë shqiptarëve s’do mund t’u shkelmojë më… po them o do votojnë shqiptarët të lirë ose ne si forcë do shuhemi, ose Rama do ikë

Pyetje: Me Ramën s’futeni në zgjedhje

Berisha: Jo nuk them hyjmë a jo, por them që Rama po preku votën, i them se s’do ta prekë më kurrë. I them se është një armik i egër i qenies shqiptare përderisa u prek votën. A po e shpik unë këtë. Strategjia, ne do dëshironin strategjinë paqësore, por do përdorim të gjitha metodat e mosbindjes civile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...