'Vrasje shtetërore'/ Berisha: Myftaraj u persekutua nga Rama, e dënoi me 1 vit burg! I përfshirë edhe Veliaj

E Enjte, 14 July 2022 20:23

 

Kreu i Partisë Demokratike komentoi këtë pasdite në Parlament vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Berisha teksa e quan vrasje shtetërore, shton se Myftaraj u persekutua nga Edi Rama.

Ndër të tjera Berisha shprehet se kemi të bëjmë me një shpirtkazmëri nga Edi Rama ndërsa theksoi se ai e dënoi gazetarin me 1 vit burg.

Duke kujtuar deklaratën e Veliajt, Berisha tha se kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, i cili tha: “Kritikoni, kritikoni, por do e pësoni si ai”!
“Këto ditë ka vdekur një gazetar i cili ka qenë një gazetar i lirë, i pavarur, shkruante kundër çdo kryeministri, qeveritari. Si shkrime kishte më shumë se të gjithë ju të marrë së bashku. Natyrisht siç ndodh në jetën intelektuale, mund të kishte ndonjë problem të shëndetit mendor.

 

Por ai vdiq gazetari më i persekutuar në Europë. Nga kush? Nga Edi Rama. Kastriot Myftaraj u persekutua mizorisht nga Edi Rama. Ndonëse i diheshin problemet. E mori për hatër të Romana Vlahutin dhe e dënoi me 1 vit burg. A dënoheshin të ngjashmit kund në botë si ai?

Dhe doli me një raport mjekësor. I pamëshirë, i pangopur në urrejtjen e tij Edi Rama. Përsëri e merr dhe e çon në gjykatë, e padit. Tani më thoni ju mua ça ndodhi me të ndjerin? U vetëvra apo u vra? U hodh apo e hodhën? Këto nuk i di.

Por ajo që them me siguri, një shpirtkazmëri e pashembullt e kreut tuaj që s’e ka bërë asnjëri. Dhe e keqja thotë një fjalë, nuk ka fund. Kjo e keqe e madhe, kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. E dini çfarë tha ai, qytetari i parë i Tiranës?

Të marrim si variant se u hodh nga ballkoni, tha: “Kritikoni, kritikoni, por do e pësoni si ai”! E tha duke qeshur. E thashë qeparë tabelan, por çfarë mund ta quash njeriun që i dëshiron vdekjen atij që kritikon me fjalë. Ai është njëri prej jush, por njeri nuk është.

A mundet një njeri të thotë për një tjetër, i cili dihet që kishte një problem, të thotë “mirë iu bë, do ju bëhet si atij”. Ja çfarë keni ju në mesin tuaj, njëri iu heq votën dhe iu kthen në skllevër.

Tjetri thotë mirë që vdiq se ai përdori fjalën apo pendën kundër meje. Çfarë do thoshte një taleban në vend të tij? Edhe ai do thoshte mirë iu bë. Po e vështirësoni shumë.

Çdo ditë këtu në Parlament bëhet një ditë shumë e vështirë me ju. Dhe e patë 7 korrikun, boll vodhe, ik. E vërteta është që ajo brohoritje, ajo thirrje do të thërrasë shtëpi që keni vjedhur. Trondituni!”-deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...