Berisha paralajmëron protesta të ashpra kundër qeverisë: Do punojmë edhe gjatë verës! Po shfrytëzohen të gjallë e të vdekur për afera të mëdha

Premte, 15 July 2022 12:32

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të ashpra kundër qeverisë në muajin shtator.

Ai tha se puna për organizimin e tyre do të vijojë edhe gjatë muajve të verës. Ai theksoi se qeveritarët po përdorin të gjallë dhe të vdekur për aferat e tyre të korrupsionir duke përdorur rastin e inceneratorëve.

“Vjedhja shënon një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe botë, Belinda Balluku një Berberi, Berberi. Çfarë dëshmon kjo. Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë blejnë naftën me çmimin që e blejnë gjermanët dhe falë bordeve të Edi Ramës paguajnë për djathin, vajin çmimet më të larta për shkak të bordeve komuniste qeveritarët pasurohen 600 mijë herë. Fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë do punojë edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Gjej rastin të falënderoj mediat të cilët bëjnë një punë me guxim të madh me denoncimin e përditshëm të aferave. Qeveritarët shfrytëzojnë të gjallë dhe të vdekur me aferat e tyre. Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve.

Rasti i Gjyste Sermit dhe Gurakuqit apo Hajdarit dhe të tjerë me radhë. Apo rasti i Dervishit. Rama ka me të ish drejtorin e vet bashkë me Veliajn aferat korruptive me të paimagjinueshme. Është shnëdërruar klientela dhe qeveria janë një në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shpëtimi i Shqipërisë është emergjencë kombëtare”, tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...