Mashtrimi i Tabakut dhe Pampurit/ Retushojnë foton me Escobar, në takim edhe ish-ministrat e Ramës

Premte, 15 July 2022 16:01

 

Prej disa ditësh një grup deputetësh nga Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në Uashington, ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të politikës atje. Atje janë edhe deputetët e PD Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku, ndërkohë që socialistët përfaqësohen po ashtu nga dy zonja, Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj, si dhe ish ministry Blendi Klosi.

Ajo që bie në sy nga fotot që postojnë deputetët në rrjetet sociale, është kompleksi i Tabakut dhe Pampurit për të nxjerrë edhe kolegët e tyre socialistë. Së fundi ka qenë deputetja Tabaku ajo që ka postuar një takim me Gabriel Escobar, të cilin pretendon se e ka zhvilluar edhe në shoqërinë e Pampurit, kur në fakt në anën tjetër të tavolinës kanë qenë edhe socialistët.

 

Ndërkohë Pampuri në postimin e saj me foto të prerë, thotë se nga Escobar ka marrë mbështetje për një PD më të fortë, ndërkohë që duket e dyshimtë që përfaqësuesi i SHBA të ketë pasur një qëndrim kaq politik, në një takim me deputetë të Kuvendit shqiptar.

 

 

”Sot, bashkë me znj. Tabaku, kishim kënaqësinë e veçantë, të kishim një takim të shkëlqyer me Z.Gabriel Escobar, i cili shprehu mbështetjen e tij për Partinë Demokratike. Mirënjohëse për mbështetjen e aleatit tonë strategjik SHBA, dhe të vendosur për të vijuar më tej. 100 vite marrdhënie diplomatike, mbështetje dhe mirënjohje. Krah për Krah”, shkruan Pampuri në postimin e saj në rrjete sociale.

Nga ana tjetër fotot e takimit i kanë shpërndarë edhe socialistët, të cilët në ndryshim nga Pampuri e kanë dhenë foton e plotë të tavolinës. Ish-ministrja Gjonaj shkruan se Escobar ka shprehur mbështetjen e qeverisë për mbajtjen në një kohë sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...