Berisha: Rama -Veliaj kanë me Dervishajn, aferat më të paimagjinueshme, që nga stadiumi i Elbasanit!

Premte, 15 July 2022 17:12

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri të ditur sot gjatë një konference për media, se “Fronti Opozitar i Shpëtimit të Shqipërisë do të punojë fort edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij.”

“Unë gjej rastin të falënderoj mediat, gazetarët, ju këtu, - tha Berisha, - por edhe kolegët tuaj të cilët bëjnë një punë me guxim të jashtëzakonshëm në denoncimin e përditshëm të aferave të pafundme të kësaj qeverie, të oligarkëve të saj, të ndarjes së parave të këtyre qeveritarëve me klientelën e tyre, duke shfrytëzuar të gjallë dhe të vdekur që s’kanë asnjë lidhje me aferat e tyre.

Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve, si rasti i Gjyste Sermit, i Gurakuqit, i Hajdarit, rasti i Dervishit që është famoz. Edi Rama ka me ish-drejtorin e vet, bashkë me Veliajn, aferat korruptive më të paimagjinueshme.

 

Merrni listën e punëve që ka kryer ky, nga stadiumi i Elbasanit, stadiumi tjetër, me radhë tek punët në rrugë dhe kudo. Pra, klientela dhe qeveria janë një, në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shpëtimi i Shqipërisë prej tyre është absolutisht emergjencë kombëtare”, theksi lideri historik i PD-së.

 

Sipas denoncimit të fundit të PD bërë sot, “Ave Consulting” është një emër që shumica nuk e ka dëgjuar. Bashkëpronar i saj është Albert Dervishaj, sipas informacioneve të shumta të Partisë Demokratike, një "presta nome" i lidhur me famëkeqin Erion Veliaj."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...