Berisha: Këshilltari i Ballukut rriti fitimin e kompanisë së tij 600 herë në 4 muaj

Premte, 15 July 2022 17:13

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës për mediat se, vjedhja e qeverisë vazhdon pa ndërprerje.

Sipas Berishës, këshilltari i Ballukut rriti fitimin e kompanisë së tij 600 herë në 4 muaj.

‘Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë, vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon, jo në rrafshin sasior, por në rrafshin cilësor, një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë.

 

Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe në Botë, Belinda Balluku, i tenderave me 99.99%, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj, 600 herë.

 

Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup apo organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligjet nuk ekzistojnë’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...