Berisha: Legalizim i parave të krimit, s'ka dyshim që Rama dhe grupi do të kenë taksë 'veças'

Premte, 15 July 2022 17:15

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar qëndrimin e fortë kundër ligjit për amnistinë fiskale, shpjegoi çfarë fshihet pas këtij ligji që kërkon qeveria dhe që është kundërshtuar edhe nga jashtë vendit.

“Në qoftë se siç ka qëllim kryesor, - tha Berisha, - të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë të ndershme që mund të bëjë, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime, është gjithçka pra, ka vetëm një synim, që “çunat” të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Gjithashtu, me këtë proces, nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veças nga ajo që kanë shpallur për shumicën e këtyre legalizimeve, shumave të legalizuara.

 

Mbi të gjitha, kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe kriminale, nuk e meritojnë kurrë. Ky është një shkelmin i barazisë dhe i parimeve të të drejtave të biznesit. Këtyre ua rrit tqksat, ua çon 23%, atyre u thotë që për paratë që keni, e keni 7 apo 10%!

 

Ndër të gjitha reagimet, reagimi i Komisionit Europian është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse jemi në këto ditë që ky shpresojmë të merret vendimi për hapjen e negociatave. Ligji i kundërshtuar nga KE përbën një bazë edhe që hapja e negociatave me Shqipërinë të shtyhet dhe vendimi të mos merret siç ritet javën e ardhshme. “

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...