‘A ju alarmon ikja e shqiptarëve?’/ Rama qesh kur e pyet gazeta gjermane

Hënë, 18 July 2022 10:26

 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën gjermane, Frankfurter Rundschau. Ajo e ka pyetur për një seri çështjesh, por mbi të gjitha për shqetësimet aktuale.

“Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet- dhe ushqimet të bëhen më të shtrenjta,” e pyet gazeta.

“Shikoni, demonstratat në Shqipëri ishin të pamundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci. Nëse edhe Gjermania nuk mund ta mbrojë popullsinë e saj nga inflacioni, si duhet ta bëjë Shqipëria? Por ne kemi inflacionin më të ulët në rajon, ndonëse në kurriz të një recesioni,” tha Rama.

 

Më tej, gazeta e pyet për çështjen e largimit masiv të shqiptarëve.

 

“Pavarësisht progresit ekonomik, Shqipëria vazhdon të humbasë popullsi. Kjo duhet të jetë historikisht alarmante për ju,” e pyet gazeta.

Por Rama reagon duke qershur.

“Më lejoni të përgjigjem kështu: Ballkani nuk ka qenë kurrë një vend i mërzitshëm. Por ne, Ballkani, duam të bëhemi më të mërzitshëm dhe më normalë. Po aq të mërzitshëm sa Bashkimi Europian (qesh). Një vend i mërzitshëm është kur gjithçka funksionon në mënyrë prefekte, si në Gjermani. Me shaka, dikush më tha njëherë se mund të bëhesha kryebashkiak i Frankfurtit. Jo, më mirë jo, iu përgjitja. Sigurisht që ka gjëra që mund të përmirësohen atje, por Frankfurti është një qytet i qëndrueshëm dhe i pasur. Një vend i përsosur- çfarë të qeverisësh atje?” tha Rama.

I pyetur se çfarë do të bëjë pas karrierës së tij politike, Rama tha se ndoshta do të dizenjojë rrobat e tij si stilist

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...