Ilir Beqja në SPAK/ Si ia dha mikut të tij koncesionin prej 100 mln euro

Hënë, 18 July 2022 12:12

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet që vijojnë prej tri vitesh për koncensionin e sterilizimit. Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit.

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit.

Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

 

“Pas tre vitesh hetime, SPAK ka vendosur të thërrasë për të marrë dëshminë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili është duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu janë marrë dëshmi të personave si anëtarë të koncensionit. Po ashtu Klodian Rrjepaj është pyetur dy herë nga Prokuroria e Posaçme.

 

Me gjasë hetimet janë drejt fundit dhe prokuroria ka vendosur të thërrasë edhe ish-ministrin Ilir Beqja. Gjatë vitit të parë të operimit të kontratës është tejkaluar shuma e parashikuar në kontratë. Nga 12 mln euro, shuma që është kaluar në llogari është 17 mln euro dhe kjo sepse është rritur ndjeshëm numri i operacioneve, sipas drejtuesve të shëndetësisë. Ndërkohë, Prokuroria ka dyshime për këtë kontratë.

Një tjetër pikë e errët është edhe një qendër sterilizimi që nuk është vënë në funksion nga ana e QSUT, por i është dhënë privatit. Mbetet për t'u parë se cilat do të jenë vendimet që do të merren lidhur me këtë koncension”, raportoi gazetarja Klodiana Lala

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...