Hapja e negociatave/ Berisha: PD përkrah e miraton çdo akt të integrimit

Hënë, 18 July 2022 13:16

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se PD mbështet hapjen e negociatave, ndërkohë që theksoi e kjo parti do të përkrahë dhe miratojë çdo akt në funksion të integrimit të vendit.

“Jam këtu për të paraqitur deklaratën e PD-së sa vijon:

Këto ditë, do të mbahet Konferenca e Parë e qeverisë shqiptare me Komisionin Europian, akt që shënon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, hapje që ndodh në një kohë të dytë, pas konferencës së parë.

 

Me këtë rast, në emër të PD-së, e cila ka qenë dhe mbetet lokomotivë e integrimit, shpreh mirënjohjen më të thellë për KE dhe vendet anëtare, për vendimin miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe aspiratave të tyre për integrimin e plotë të vendit në BE si e ardhmja më e shkëlqyer e tyre.

 

Gjithashtu siguroj BE-në se PD sot në opozitë do të mbështesë dhe nesër në pushtet do të miratojë çdo akt, vendim dhe reformë të nevojshme për avancimin e procesit të integrimit në BE,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...