Berisha: Do vendosim para ligjit këdo që përfiton nga amnistia! BE të insistojë kundër nismës

Hënë, 18 July 2022 13:14

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se PD e përkrah hapjen e negociatave dhe miraton çdo akt e vendim në kuadër të integrimit.

Por Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të tërhiqet nga nisma e aministisë fiskale, duke e quajtur këtë një provokim ndaj BE-së.

Berisha u zotua se PD do e shpallë të pavlefshme këtë nismë kur të vijë në pushtet, duke dërguar para ligjit këdo që ka përfituar. Berisha tha se vendet e BE-së dhe partnerët tanë duhet të insistojë kundër nismës.

 

“Nga ana tjetër u bëj thirrje vendeve anëtare të BE-së që të insistojë deri në fund kundër miratimit të këtij ligji që dëshmon lidhjet e tmerrshme të regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit.

 

PD organizohet se me të ardhur në pushtet, ajo do invalidojë këtë amnisti dhe do vendosë para ligjit të gjithë personave që kanë përfituar nga kjo amnisti, duke iu kërkuar burimin e të ardhurave.

Emrat e këtyre personave do u jepen organeve fiskale dhe penale jashtë për t’i përndjekur nëse kanë veprimtari atje.

Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj BE-së dhe vendeve anëtare dhe e konsideroj turp qëndrimin bukëshkalë të Edi Ramës,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...