Berisha jep premtim nga Belshi/ “Do përgjysmojmë çmimin e ujit”

Hënë, 18 July 2022 23:50

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një premtim për qytetarët, gjatë takimit me disa fermerë në Belsh.

Teksa ngriti një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, Berisha premtoi se nëse do të vijë në pushtet, do të përgjysmojë çmimin e ujit.

"Do të them vetëm një fjalë për energjinë. Energjia në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet në masën 99%. Prodhohet me kosto 0.9 lekë në prodhim. Kaq është kostoja. Ja u shet qytetarëve me 95 lekë. Ja u shet pra 95 herë mbi koston dhe kjo është absolutisht e padrejtë. E rriti çmimin nga 70 në 95, ndërsa biznesit nga 60 në 180 lekë. Pra është gjithçka se çfarë shikon. Nëse shikon interesin e qytetarit ti këtë s’duhet ta bësh kurrë. Ti nuk e prodhon nga termocentralet që të fusësh litrin e naftës. Po kështu uji, kanë shumëfishuar çmimin e ujit në një vend që ka ujë plot.

Ka vende në Evropë që kanë ujë dhe ia japin falas qytetarëve. Unë nuk them falas por në mënyrë absolute çmimi i ujit do të përgjysmohet. Shkoni në burimet e Tomorit, ato mjaftojnë për të furnizuar me ujë nga Lushnja deri në Vlorë. Merr burimet e Vaut të Dejës për gjysmën tjetër të vendit. Por ky mendon si t’ia heq bashkive faturat e ujit dhe t’ia jap qeverisë që t'i grumbullojë. Gjërat janë në konceptin e bordeve komuniste. Bordet rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj", theksoi kreu i PD-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...