Përjashtimi nga PD, Berisha: Basha dëshmoi se është një qenie mjerane. Meta aleat i çmuar

Hënë, 18 July 2022 23:52

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për MCN TV teksa komentoi zgjedhjen e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD, u shpreh se ai e mori një vendim të tillë nën didaktin e ambasadores Yuri Kim duke dëshmuar sipas tij se është një qenie mjerane.

Mendoj se shkaqet e qëndrimit të Bashës ndaj meje janë të qarta. Ai në 2017 përjashtoi brutalisht nga gara elektorale eksponentët më kryesorë që kishin kontribute të mëdha vetëm se mendonte se ata i bënin hije. Kreu një akt që bashkëpunoi me Edi Ramën, por kur pa se nuk kishte asnjë lloj mundësie me mua, ai e bëri zgjedhjen nën diktatin e plotë të ambasadores Yuri Kim. Dakord nuk bëri zgjedhjen e tij, por njeriu duhet të zgjedhë parimet, sepse po ju nënshtrove diktatit dëshmon se je një qenie mjerane, por njeriu ka idealet e veta.

Ndërsa i pyetur se çfarë vendi do të ketë Ilir Meta në opozitë, Berisha e cilësoi një aleat të çmuar.

Do jetë një aleat i çmuar me të cilin jemi të hapur për të bashkëpunuar për largimin e regjimit të Edi Ramës. Bashkëpunimi është gjëja më e natyrshme, por siç e patë LSI ishte e pranishme, kryemadhi mbajti një fjalim në protestë. LSI po bën një luftë me fakte kundër kësaj qeverie, prandaj për ne është një aleat i çmuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...