Meta: Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë, vdes vetëm një herë!

Tuesday, 19 July 2022 10:35

 

Presidenti Ilir Meta ka gjetur rastin të përcjellë mesazhe të forta për drejtësinë në Shqipëri, duke përkujtuar prokurorin italian të Antimafias, Paolo Borsellino, në 30-vjetorin e tij të vdekjes. Borsellino u vra më 19 korrik 1992 nga një autobombë në Palermo, pak javë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Falcone.

Meta e nis shënimin e tij me këtë citat të kësaj figure që luftoi për drejtësinë, kundër krimit, pa iu trembur vdekjes:

 

"Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!" - Paolo Borsellino.

Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t'i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar.

 

Sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafien në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia! Edhe sot Falcone dhe Borsellino frymëzojnë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e ndershëm për të mposhtur mafien dhe mbrojtur lirinë kudo në botë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...