Biden përshëndet hapjen e negociatave nga BE: SHBA do të vijojë të jetë partner i besueshëm

Tuesday, 19 July 2022 17:21

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përshëndetur përmes një deklarate zyrtare nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden shpreh vlerësim për vendimin e BE-së, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë.

 

‘Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Europian po ndërmerr për të avancuar me integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik, duke nisur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Në një moment që Rusia ka shkatërruar paqen në Europë, është më e rëndësishme se kurrë që të mbështeten aspiratat për një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Demokracia, siguria dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për këtë vizion’, thuhet në deklaratë.

 

‘Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm teksa këto kombe punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, forcojnë reformat demokratike dhe përkrahin sundimin e ligjit.

Hapat që Bashkimi Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë në ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e unionin në rajon, që të rrisin përkushtimin e tyre drejt forcimit të demokracive

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...