Berisha-qytetarëve: Të bëhemi gati për betejën finale me këta hajdutë

Hënë, 25 July 2022 14:27

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për shtyp, se Arben Ahmetaj u largua nga qeveria për të mbuluar mega-aferën e Edi Ramës me djegësat.

Disa herë, Berisha përmendi protestën, teksa rreshtoi personat përgjegjës për mega-aferën e inceneratorëve.

 

Fillimisht ai e përmendi protestën, kur iu drejtua Erion Veliajt. Ai tha se Veliaj do përballet me protesën më të madhe që ka njohur vendi.

 

“Erion Veliaj, bëhu gati se do përballesh me të gjithë forcën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, shumë shpejt. Mund ta trysnosh SPAK-un, por uraganin gjigant të protestës shqiptare prite se po të vjen,” tha ai.

 

Ndërkohë në fund të konferencës, Berisha u bëri thirrje qytetarëve duke folur për betejën finale.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, pensionistëve, të rinjve, punonjësve, të përgatitemi për një betejë përfundimtare më këta hajdutë që nuk kanë moral tjetër përveç vjedhjes, cinizmit dhe përçmimit ndaj jush,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...