Meta: Nuk marr më drejtimin e LSI, na pret partia e referendumit

Hënë, 25 July 2022 14:34

 

Një ditë pasi la detyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u rikthye në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ish-Presidenti la të hapur mundësinë e një tjetër force politike, me fokus vendosjen e referendumit si zgjidhje për të ndryshuar sistemin politik, ndërsa mirëpret bashkëpunimin me forcat e tjera opozitare.

Ilir Meta nuk ka humbur kohë. Një ditë pasi hoqi kostumin e Presidentit të Republikës, u rikthye në Lëvizjen Socialiste për Integrim, forcën që themeloi në vitin 2004. Por ish-Presidenti nuk do të rikthehet më në drejtimin e LSI-së.

Meta la të hapur mundësinë për krijimin e një tjetër force politike, që synon të ndryshojë sistemin partiak dhe të vendosë balancat përmes referendumit.

Ish-Presidenti i la të hapura dyert e bashkëpunimit me Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, tashmë që është rikthyer në opozitë.

Meta sulmoi Kryeministrin Rama dhe ish-Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, duke e akuzuar se shiti opozitën, në marrëveshje me shefin e qeverisë.

Ish-kreu i shtetit vuri ne dukje edhe paradoksin e vendimit të Kryeministrit për të shkarkuar kryenegociatorin Zef Mazi sapo u çelën negociatat.

Pas takimit të nostalgjisë, Ilir Meta deklaroi se do të japë për herë të fundit, llogari para anëtarëve të LSI-së, të cilët e bënë President, ndërsa më pas do të kthejë sërish sytë nga populli i 2 marsit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...