Ilir Meta publikon logon e Partisë së Lirisë

Tuesday, 26 July 2022 13:54

 

Një ditë më parë, ish-presidenti Ilir Meta rithemeloi LSI-në duke i ndryshuar emrin në Partia e Lirisë, ndërsa këtë të martë është publikuar edhe logoja e partisë së re.

 

Në konventën e një dite më parë, Meta bëri të qartë se si do të zhvillohet kjo luftë ndaj asaj që në jo pak raste e cilësoi si qeverisjen kleptokratike të Edi Ramës. “Luftën duhet ta bësh deri në fund dhe ia vlen të vdesësh. Sot me shqiptarët e ndershëm dhe me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë, Rilindjen Mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të 17 majit”, tha Meta.

 

Delegatët e konventës vendosën që pas dorëheqjes së kryetares Monika Kryemadhi, partia të drejtohet përkohësisht nga Komiteti Organizator me në krye Ilir Metën dhe nënkryetar Agim Neshon. Ky Komitet do marrë drejtimin ekzekutiv deri në konventën e ardhshme që do mbahet brenda 2 muajve.

Pas përfundimit të punimeve, Ilir Meta tregoi edhe kuptimin që mbart lëvizja e tij politike të cilën e pagëzoi me emrin Partia e Lirisë

Modifikuar më Tuesday, 26 July 2022 15:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...