Për bashkëpunimin me Berishën, Meta citon Xhejms Bejkerin: 'Më në fund jeni të lirë t'i zgjidhni vet udhëheqësit tuaj'

Tuesday, 26 July 2022 15:39

 

 

Nga konferenca për shtyp e Ilir Metës, lider i Partisë së Lirisë:

Ilir Meta: Dhe mos më pyesni më për punën e bashkëpunimit me zotin Berisha për çështjen e “non grata”-s, se kam vetëm këtë përgjigje, sepse të gjitha këto pyetje nxiten nga Edi Rama.

Unë respektoj vullnetin e çdo force politike dhe mbështetem në parime. Kur ka ardhur Sekretari Bejker këtu, ka thënë: “Më në fund, ju jeni të lirë t’i zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj” dhe kështu duhet të jetë vendi dhe kështu duhet të jenë forcat politike.

 

Se cili është problemi që është marrë një akt i tillë nga Shtetet e Bashkuara apo nga kushdo tjetër, kjo është një çështje e tyre dhe asgjë më shumë për mua.

 

Në rast se një qytetarët shqiptar, Sali Berisha, Ilir Meta, Hasan Hyseni ... ka shkelur ligjet e SHBA-së, kemi marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kam pasur kënaqësinë ta firmos vetë.

Por një gjë është e sigurtë për mua, të paktën deri tani që Sali Berisha asnjëherë nuk ka shkelur ndonjë ligj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ashtu sikurse ju të gjithë e dini që “gruaja e Bilalit” shkeli të gjitha ligjet e SHBA-së, mori në qafë dhe Bilalin që u fut në burg dhe pastaj “gruaja e Bilalit” si hileqare që është e mbylli me një marrëveshje, çështjen e tij.

Por, “gruaja e Bilalit” ishte kryetare e Partisë Socialiste dhe unë nuk kisha ç’të bëja, isha i detyruar ta kisha në konsideratë kur bashkëpunova me Partinë Sociliaste si faktor kryesor në vend.

Kështu që pyetje të tilla nuk ka më vend për të ardhmen!

Nuk do të bashkëpunoj me askënd për arsye se “është apo s’ është non grata” në një vend. Çdo vend ka politikën e tij, ka të drejtën e tij.

Marrëdhëniet dhe partneriteti, jo vetëm imi po edhe i Partisë së Lirisë, me SHBA-në dhe çdo vend partner dhe aleat do të jetë gjithmonë i mbështetur në interesin e përbashkët strategjik dhe kurrë nuk do bëhemi pjesë e lojërave që bën Edi Rama dhe persona të tjerë dhe as kemi për të ndërhyrë ndonjëherë në çështjet e brendshme të SHBA-së siç ndërhynte ky dikur, kundër njërit dhe pro tjetrit, se ky ngatërrestar është.

Secili shikon punët e tij në vendin e tij bazuar mbi parimet demokratike dhe mbi vullnetin e lirë të qytetarëve. Kjo duhet të mbizotërojë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...