Berisha: Kur PD të vijë në pushtet, do shpallet ‘non grata’ George Soros dhe i biri i tij

Tuesday, 26 July 2022 23:07

 

Kreu i PD, Sali Berisha, në një takim me intelektualët në Tiranë garantoi se nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do të shpallet non grata është George Soros dhe i biri i tij.

Berisha theksoi se se padroni i Edi Ramës ka nisma në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogës ndërsa shtoi se Soros është një armik i vlerave.

“Koha po provon se George Soros është armik i vlerave. Nuk kam asgjë me Amerikën, përkundrazi admirimin më të madh. Por me George Soros dhe mafien e tij, ajo është mafia më e rrezikshme e botës. Po del çdo muaj dhe më shumë se çfarë po bën ai në vendin e tij. Kjo që ndodh me drogën në Shqipëri, është politikë e tij.

 

Sepse padroni i Edi Ramës ka nisma në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogës. Ka gjetur një president nga këto të Amerikës Latine dhe ka ndërmarrë nismën. Ku është droga? Ja ku e kemi Laçin.

 

Ma kanë thënë dhjetëra të tjerë. Kjo është arsyeja që në vitin 2017 kërkova shpalljen e tij ‘non grata’. Dhe ju garantoj se nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do të shpallet non grata dhe nuk do të shkelë në këtë tokë do të jenë George Soros dhe i biri i tij.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...