Berisha: Beteja jonë për votën, e shenjtë! Kushtetuta ka rënë! Të përgatitemi për referendum!

Tuesday, 26 July 2022 23:05

 

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje se do të bëjë betejë për votën, të cilën e cilësoi të shenjtë. Berisha tha se Kushtetuta ka rënë me vendosjen e monizmit të plotë nga Edi Rama ndërsa shtoi se duhet të përgatitemi për referendum.

“Beteja jonë për votën është e shenjtë. Ajo ka rëndësi vendimtare për fatin e këtij kombi dhe të kësaj shoqërie. Kjo kushtetutë me vendosjen e monizmit të plotë, kjo në thelbin e vet demokratik ka rënë.
Krahas zgjedhjeve, krahas lirisë së medias, krahas pavarësisë së gjykatave, bota e qytetëruar vendosi në Kushtetutshmërinë si shtyllë e demokracisë, sepse ndan dhe balancon pushtetin.

 

Këtu të gjitha pushtet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist mori të gjitha pushtetet. Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum.

 

Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...