Maratona në Pogradec, Berisha: Skandal, kryebashkiaku bllokoi rrugën për 4 orë! Policia indiferente

Diel, 31 July 2022 08:36

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas kaosit të krijuar në Pogradec, ku qarkullimi u bllokua për 4 orë prej maratonës.

Berisha shprehet se kryebashkiaku i Bashkisë Pogradec me papërgjegjshmërinë e tij bllokoi të dyja anët e qytetit për 4 orë. Berisha thekson se policia ka mbajtur qëndrim indiferent.

 

Statusi
SKANDAL!!
Bllokohet për 4 orë aksi rrugor kombëtar. Kreu i Bashkisë Pogradec, bllokoi aksin kombëtar nga ora 18:00-21:30 duke krijuar radhë shumë të gjata në të dy anët e qytetit për 4 orë. Dënoj aktin e papërgjegjshëm të kreut të bashkisë së Pogradecit, qëndrimin indiferent të policisë dhe organeve të drejtësisë për të cilët ligji nuk ekziston.

 

 

🔴Lexoni raportimin e gazetarit, Osman Stafa dhe shikoni videon e tij. sb

 

Ja cila është pasoja e maratonës së organizuar në qytetin e Pogradecit. Radhë kilometrike në të dyja anët e Pogradecit, për ata që shkonin në Tiranë dhe anasjelltas. Një menaxhim skandaloz, paaftësi e cila bëri që mijëra qytetar, të bllokoheshin prej orës 18:00-21:30.

Mos e dhënt Zoti që të kishe një emergjencë, sepse nuk kishte asnjë mundësi ku të kaloje. Nuk jam kundër maratonave, por të cënosh lirinë e levizjes të qytetarëve pa dhënë asnjë alternativë nuk e justifikon këtë organizim. E drejta e lëvizjes është e drejtë kushtetuese dhe nuk ka individ me pushtet që mund ta zhbëj këte fakt

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...