Berisha: Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit

Diel, 31 July 2022 12:55

 

Nga Ylli Manjani.

Kur dikush përpiqet të përkufizojë sjelljen politike të pushtetit të sotëm si "komunist","marksist" apo qoftë edhe " fashist" e "nazist", në thelb i bën nder atij (pushtetit dmth).

 

Të gjitha këto terma janë filozofi, ide politike, ideologji. Pavarësisht se janë ekstremizma, prap janë terma që shprehin veprimtari politike që motivojnë turma mbi bazën e një ideje.

 

 

Ndërkohë pushteti që sundon tek ne nuk ka asnjë lidhje me asnjërën prej ideve apo ideologjive politike, të njohura nga bota.

 

Është një grup që ka shtënë në dorë paranë dhe pasurinë publike dhe rrëmben edhe atë private kur i duhet. Ata sillen si pronarë në çifligun e tyre. Bëjnë çtë duan me pronën e paranë.

Erdhën në këtë pikë pasi u shpërlanë trutë njerëzve me demokracinë e korrupsionin, u hoqën votën, lirinë dhe të drejtat themelore njerëzve dhe, tani zotërojnë pronën e tyre.

Publiku trushpërlarë dhe me liri të hequr ka humbur interesin, pra s'ka më interes publik. Një publik pa interes nuk ka sesi të jetë i shqetësuar për pasurinë publike.

Ja, kështu e ka shtënë në dorë pushteti pasurinë publike.

Grabitja në definicion nuk ka asnjë lidhje me asnjë ide apo ideologji politike. Ka qenë dhe mbetet një krim i dënuar nga njerëzimi në jetë të jetëve. Ndaj e quaj nder të madh që i bëhet grabitjes kur etiketohet me një ideologji politike, qoftë edhe e ekstremit.

Aq më pak grabitja quhet rilindje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...