Rrugët e florinjta/ 839 mln euro për 86.1 km. Qeveria hap garë për koncesionet e 3 segmenteve të autostradës Milot-Fier

Tuesday, 02 August 2022 14:06

 

Hapet gara për ndërtim me koncesion të, autostradës Milot-Fier. Ministria e Infrastrukturës njoftoi hapjen e tre garave për tre segmente të këtij projekti, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Autostrada është e gjatë 115 km, por qeveria po tenderon 86,1 kilometra që do të kushtojnë 839 milionë euro.

 

Por ndërkohë gati gjysma e tyre do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese. Në hartat zyrtare të publikuara nga ministria e Infrastrukturës janë 13,5 kilometra rrugë të reja për segmentin Milot-Thumanë, që do të kushtojnë 44,6 milionë euro, 26,6 kilometrat nga Kashar- Luz i Vogël do të kushtojnë 476,8 milionë euro, ndërsa pjesa Luz i Vogël-Lekaj ndërlidhet me rrugën ekzistuese Durrës-Rrogozhinë dhe do të ndërtohet një kryqëzim i ri i cili nuk është parashikuar në këtë kontratë.

Për segmenti e tretë Lekaj-Fier, i gjatë 46 kilometra fondi është parashikuar 317,5 milionë euro dhe pjesa me e madhe e punës do të jetë përmirësim i infrastrukturës aktuale. Në hapjen e garave i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

 

Por autostrada Milot-Fier ka edhe segmentin Kashar-Thumanë që është pjesë e një koncesioni tjetër fillimisht të anuluar dhe më pas të aktivizuar përsëri nga qeveria pas vendimeve të gjykatës. Kosto e tij eshët llogaritur në 400 milionë euro. Kështu e gjithë autostrada Milot-Fier do të kushtojë 1,23 miliardë euro, pa llogaritur kostot për lidhjet me rrugët ekzistuese që do të kërkojnë miliona euro të tjera

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...