Partia e Lirisë publikon skemën e re të aferës së inceneratorëve: Janë hapur kompani në Malin e Zi

Tuesday, 02 August 2022 14:07

 

Partia e Lirisë ka dalë sot me një denoncim, duke sqaruar si ka funksionuar skema në aferën e inceratorëve.

Gjatë një konference për mediat, Brisida Shehaj, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, ka publikuar fakte të reja se si janë hapur kompani në Mal të Zi, për të pastruar paratë e aferës së inceneratorëve.
Brisida Shehaj: Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania integrity për këtë punonjës.

Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë.

 

Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra.

Më pas kemi një certifikatë pronësia.

Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transaksione.

Kemi prokurorë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi.

Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës.

I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri.

Në këto dokumente do ja kalojmë SPAK, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Ramës, i cili nuk sheh çfarë firmos.

Balluku duhet të kishte penguar këto transaksione.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...