'Nuk e vrau varka, por shteti'/ Njoftohet protesta para Ministrisë së Brendshme: Të dorëhiqen Çuçi dhe Kumbaro

Tuesday, 02 August 2022 22:15

 

Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale dhe kanë njoftuar datën e protestës në Tiranë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku një 7-vjeçare u vra pas goditjes nga një mjet lundrimi.

Gomonia drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se të enjten, 4 gusht, do të protestohet para Ministrisë së Brendshme me moton "Nuk e vrau varka, por shteti".

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro si përgjegjës direkt për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

Protestës do t'i bashkohet edhe Partia Demokratike.

"Partia Demokratike inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare. Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!", njofton zyra e shtypit e PD.

Ndërkohë, sot u zhvilluan homazhe dhe u ndezën qirinj para Kryeministrisë për 7-vjeçaren

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...