Qytetarët homazhe tek Kryeministria për 7-vjeçaren që u vra tragjikisht, PD publikon datën e protestës: Të dorëhiqet ministri Çuçi

Tuesday, 02 August 2022 22:21

 

Këtë mbrëmje në orën 20:00 janë ndezur qirinj tek Kryeministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një gomone, në plazh.

Nga ana e saj PD ka njoftuar se në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme do të zhvillojnë protestë ditën e enjte, më 4 gusht.

“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu qytetaret nga ana e tyre janë, shprehur se duhet të bëhen bashkë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

 

 

Reagimi :

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

 

Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

 

Të kërkojme shkarkimin ose…

 

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

__

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...