‘Vampirë, jepni dorëheqjen’/ Qytetarët revoltohen para Ministrisë së Brendshme ‘Vampirë, jepni dorëheqjen’/ Qytetarët revoltohen para Ministrisë së Brendshme

E Enjte, 04 August 2022 19:23

 

Po mbahet në Tiranë protesta e organizuar nga shoqëria civile për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdia, e cila humbi jetën dy ditë më parë ndërsa lahej në det pasi u përplas nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga një oficer policie.

Protestës së shoqërisë civile nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti” i janë bashkuar dhe shumë mbështetës të opozitës. Protestuesit kërkojnë përveç dënimit maksimal për autorin e ngjarjes dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro.

Qytetarët e revoltuar mbajnë në duar pankarta ku lexohet: Vampirë, jepni dorëheqjen.

Aty shfaqen figurat e Edi Ramës, Bledi Çuçit, Mirela Kumbaros dhe Gledis Nanos. Kujtojmë se Edi Rama sulmoi këdo që proteston, duke thënë se ata janë vampirë.

 

"Kam letra italiane, s’do doja t’i kisha. Është turp të them që nuk jam shqiptar. Shqiptar jam, shqiptar do vdes. Poshtë Edi Rama, poshtë ai zagar. Jemi të indinjuar. Këtu nuk japin asnjë dorëheqje, dalin e thonë ndodhin kudo në botë. Është turp. Poshtë qeveria, qeveri vrasëse," tha një qytetar

Modifikuar më E Enjte, 04 August 2022 19:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...