Tragjedia në Himarë, Meta: Mjafton vetëm një dorëheqje, ajo e Edi Ramës

E Enjte, 04 August 2022 20:08

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir meta i është bashkuar protestës së shoqërisë civile përpara Ministrisë së Brendshme për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit, Himarë, ku humbi jetën Jonada Avdia.

Meta është shprehur, se mjafton dorëheqja e Edi Ramës dhe gjithçka rregullohet.

 

‘Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që thotë mos na e prisni imazhin e vendit me turizmin më të mirë në rajon. Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi I tyre.

 

 

Qytetaret duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria. Familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës.

 

Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë, që kjo situatë papërgjegjshmërie të marrë fund dhe të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme”, tha ai.

Mjafton një dorëheqje e Edi Ramës dhe mendoj se çështja është më e thjeshtë, më mirë të kemi një dorëheqje se të kemi tre. Sepse edhe ata të tjerët, aty brenda janë.

Këtu kemi të bëjmë me një bandë, është e qartë. Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Rasha, se si u vra, si mund të vritet një të ri, që shkon e blen cigare. Se si fabrikuan lajmet se ishte me armë’, tha kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...