Meta: Do bashkëpunojmë ngushtë me PD-në! Pse, Berisha ia ka fajin Çuçit që e mbushi policinë me të droguar?!

Premte, 05 August 2022 11:41

 

“Turp të ketë Çuçi që në vend të shprehë në ngushëllim merret me Sali Berishën”.

Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në lidhje me reagimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili akuzonte Berishën se fshihej pas akuzave ndaj tij, në lidhje me ngjarjen tragjike në Potam të Himarës.


Në konferencën për media, Meta ngriti disa pikëpyetje për ministrin e Brendshëm pas ngjarjes tragjike, për përgjegjësitë. Ai akuzoi edhe Ramën për papërgjegjshmëri dhe sadizëm që bën të fortin me qytetarët.

 

 

“Turp të ketë Çuçi që në vend të shprehet pas 3 ditësh e të bëjë një ngushëllim, merret me Sali Berishën. Berisha ia ka fajin që mbush policinë me njerëz të droguar? Berisha i kthen në polici këta të dënua? Berisha ia ka fajin që nuk ka nxjerrë një komunikatë të saktë për ngjarjen dhe përgjegjësitë? Berisha ia ka fajin për manipulimet e Elbasanit? Me qytetarët e hallexhinjtë bëjnë të fortët me presione, gjoba e fyerje se kanë në krye të qeverisë një njeri të papërgjegjshëm se sadist, që bullizon dhe gazetarët”.

 

I pyetur në lidhje me mos reagimin e presidentit Bajram Begajt për tragjedinë e Potamit, Meta tha se nuk është etike për të që të shprehet për presidentin aktual.

“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president, është çështje e çdo presidenti, përfshirë dhe presidentin aktual, nuk është etike për mua që të shprehem për këtë çështje”.

Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta është pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe bashkëpunimin e tij me Partinë Demokratike në kuadër të propozimeve ligjore për të.

I ngacmuar nga një fragment në pyetjen e një gazetari, Meta theksoi se Partia Demokratike është një dhe e vetme, ashtu siç është edhe populli opozitar, pasi koha kur flinte gjumë selia blu ka përfunduar sipas tij.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...