Meta: Rama është hajdutokrat! Nismë ligjore për indeksimin e pagave

Premte, 05 August 2022 11:43

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pasi iu bashkua protestës së shoqërisë civile për tragjedinë e ndodhur në Potam, ku gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Në fjalën e ti, Meta e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama një hajdutokrat shpirtzi, teksa e akuzoi se në 10 vite qeverisje ka bërë që 2/3 e shqiptarëve të jetojnë në kufirin e varfërisë.

Meta gjithashtu bëri me dije se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia e Lirisë do të paraqesë një iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave.

“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues”, tha Meta.

 

"Për këtë do ndërmarrin menjëherë në fillim të sesionit të ri në Kuvend iniciativën për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të pagave, dhe nëse nuk do miratohet, që është shumë e mundur, padyshim do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do ndjekim dhe gjykatat evropianë, ky është sadizëm”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...