Foto/ Sot seanca gjyqësore, me qindra nga Kukësi dhe e gjithë Shqipëria nisen drejt Shkodrës

Premte, 20 Prill 2018 09:45

Sot pritet që Shkodra të jetë e mbushur me protestues dhe mbështetës të 11 të arrestuarve kuksianë. Jo vetëm nga Kukësi por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë janë nisur me qindra drejt kryeqendrës veriore.

Ditën e sotme në Shkodër do të zhvillohet seanca e apelit për 11 qytetarët kuksianë të cilët mbahen në burg, që pas protestës në Rrugën e Kombit.

Duhet thënë se ajo që nuk ka munguar në gjithë këto ditë është solidarizimi i qytetarëve për 11 të arrestuarit dhe për kauzën e tyre. Në Tiranë dhe Kukës janë zhvilluar disa protesta ku kërkohej lirimi i tyre.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë çështje është fakti se 11 kuksianët mbahen të burgosur në mënyrë të paligjshme pasi tashmë është vërtetuar nëpërmjet pamjeve rrëmbimi i tyre nga ana e Policisë së Shtetit.

auto_kukes-11524207244.png

Login to post comments