Foto/ Shkodër: Gjygji për protestuesit e Rrugës së Kombit, policia masa të rrepta

Premte, 20 Prill 2018 10:26

Vetëm pak minuta kanë mbetur nga fillimi i seancës gjyqësore për protestuesit e Rrugës së Kombit në Shkodër, dhe policia ka rrethar të gjithë zonën.

Në Gjykatën e Apelit në Shkodër, sot në orën 11:00 pritet rishikimi i masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar në Rrugën e Kombit.

Pasi është njoftuar për protesta të mëtejshme në mbrojtje të të arrestuarve, policia ka marrë masa të rrepta sigurie siç duket edhe në foto.

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 10:58
Login to post comments