Trump: Të majtët rrëmuan te rrobat dhe gjërat personale të Melanie

Premte, 12 August 2022 11:39

 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai dhe ekipi i tij po bashkëpunonin plotësisht me Departamentin e Drejtësisë në lidhje me hetimin që ka nisur ndaj tij.

Por ai nënvizoi se bastisja e FBI në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago ishte krejt e papritur dhe pa asnjë paralajmërim.

 

Reagimi i tij erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland tha se ai e ka miratuar personalisht urdhrin e bastisjes.

 

 

Trump tha se urdhri për bastisjen erdhi nga e majta, ndërsa shtoi se agjentët kanë rrëmuar edhe në gjërat personale të Melanie Trump.

 

“Avokatët dhe përfaqësuesit e mi po bashkëpunonin plotësisht dhe kishin krijuar marrëdhënie shumë të mira. Qeveria mund të kishte çfarë të donte, nëse do ta kishim”.

“Ata na kërkuan që të vendosim një bravë shtesë në një zonë të caktuar. U krye. Gjithçka ishte mirë, më mirë se me shumicën e presidentëve të mëparshëm, kur më pas, nga askund dhe pa paralajmërim, Mar-a-Lago u bastis nga një numër shumë i madh agjentësh, madje edhe me thyese kasafortash”.

“Ata marshuan përpara. Çmenduri. Mësova se agjentët kontrolluan edhe dollapët e Zonjës së Parë dhe rrëmuan nëpër veshjet dhe gjërat e saj personale".

“Çuditërisht, zona u la në një rrëmujë. Uau”, shkruan ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...