Mega-afera/ Zbulohet emri: Bualli që fsheh pronarët e inceneratorëve

Premte, 12 August 2022 11:45

 

Prej disa javësh Partia e Lirisë dhe mediat kanë denoncuar një aferë, sipas të cilës pronarët në kërkim të inceneratorëve kanë përvetësuar nga Agjencia e Zhvillimit Buqësor dhe Rural edhe 310 mijë euro grante të Bashkimit Europian për ngritjen e një sere aty pranë landfillit të Sharrës.

Por deri më tani as Partia e Lirisë dhe as mediat nuk e nxirrnin identitetin e njeriut që i kishte lënë të përdornin emrin e tij pronarëve të inceneratorëve. Këtë e ka bërë deputeti i PD, Belind Këlliçi. Ai ka nxjerrë një foto kur bashkë me Ina Zhupën janë konfrontuar me personin Elton Bualli, i cili fillimisht dilte si punëtor në borderotë e inceneratorit të Tiranës, pastaj si administrator, dhe në fund edhe si ai që ka aplikuar si bujk për të marrë para për ngritjen e një sere.

 

Po si është historia?

Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga një truall aty.

 

Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publike nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por u paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që Elton Bualli është një emër sa për të kryer marrjen e parave, kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Por në këtë histori me grabitje milionash, 310 mijë euro, edhe nga grandet e BEsë qofshin, janë si një vrimë në ujë nëse dalja në skenë e emrit të Elton Buallit nuk do të ngrinte një dyshim të madh.

Deri më tani SPAK dhe autoritetet pretendojnë se, Mërtiri dhe Gugallja, që sot gjenden në arrati, kanë lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, por jo dhe me atë të Tiranës që vazhdon e merr para publike me një shumë prej 80 mijë eurosh në ditë. Po a nuk është emri i Elton Buallit një indicie që tregon se edhe tek inceneratori i Tiranës janë të njëjtët pronarë që qveria bën sikur nuk e di dhe SPAK bën sikur nuk ka prova për ta vërtetuar?

Jo më kot në një prononcim deputeti Këlliçi ngriti pyetjen: “Elton Bualli, ka prokurë të posaçme noteriale dhe përfaqëson e vepron në emër të inceneratorit të Tiranës. A është hetuar ky zotëri nga SPAK, si pjesë e hetimit për çështjen e inceneratorëve?"

Natyrisht përgjigja dihet për sa kohë që qeveria është e vendosur tu japë para njërëzve që janë në kërkim dhe SPAK ka si qëllim të fshehi sa më shumë dhe jo të zbulojë provat. Por rasti i përfitimit të 310 mijë eurove nga AZHPR, nuk është thjeshtë një gabim moral ku agjencia që duhet të ndihmojë bujqit i djeg fermerët e vërtetë dhe paguan inceneratorët, por ai është është edhe një indicie për hetim, që mund të vërtetojë një të fshehtë publike. Atë se Edi Rama vazhdon të paguajë Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljen me paratë që vazhdon të japë për inceneratorin e Tiranës./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...