Nevoja e referendumeve/ Berisha: Kushtetuta ka rënë pasi Rama ka marrë të gjitha pushtetet

Premte, 12 August 2022 12:54

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli në konferencën për shtyp edhe në lidhje me çështjen e referendumeve.

Ai tha se ato janë të nevojshme pasi në vend ka rënë Kushtetuta, sepse Edi Rama kontrollon të gjithë pushtetet.

“Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jemi shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet.

Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë. Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur.

 

Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë të shumëllojta, që i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë.

Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre,” tha Berisha.

I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...