Berisha publikon skandalin: Rruga Qukës- Qafë Plloçë ka dalë në disnivel prej 17 metrash

Premte, 12 August 2022 12:55

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi në konferencën për shtyp skandalin e madh me aksin Qukës- Qafë Plloçë.

“Zhvillimi më i fundit është ky: në Trebinjë, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit, na dalin në një disnivel prej 17 metrash. Tani ju duhet të dini se në rrugë që ndërtohen mbi sipërfaqen e tokës, kjo ndodh vetëm me qëllim. Nuk mund të ndodhë kurrë pa dashje.

Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por nga kompanitë e projektimit. Projekti i rrugës shqyrtohet në çdo detaj nga Ministria e Punëve Publike. Kur kompania ndërtuese fillon zbatimin e projektit, ky zbatim mbikëqyret nga supervizori që përzgjidhet nga kompania dhe ministria”, tha Berisha.

 

 

“Ky është një disnivel i krijuar me qëllim që të plaçkiten taksapaguesit shqiptarë. 10 ditë më parë, Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milionë euro të tjera borxh, faktikisht për vazhdimin e kësaj rruge, për shkak të disnivelit, sepse disniveli prej 17 metra është shumë i madh dhe kjo kërkon stërzgjatje, zhvlerëson rrugën shumë, e zhvlerëson kategorinë e rrugës pasi është aks kombëtar.

 

Ky akt kriminal e bën rrugën qesharake. Tani duhet ta zgjasin dhe ta stërzgjasin derisa të puçen lotet në Trebinjë. Këto nuk janë aksidente. Këto nuk mund të jenë kurrë rastësore, këto janë mekanizma vjedhje të taksapaguesve shqiptare. Është rrugë në sipërfaqe.

Sot edhe tunelet me teknologjitë e reja, edhe metrotë, edhe ndërtimet nëntokësore, përjashtohet tërësisht mundësia e disniveleve. Në rrugë sipërfaqësore kjo u ndodh Edi Ramës dhe Belinda Ballukut se duan të mbushin thasët.

Natyrisht janë të qetë se drejtësinë e kanë në thes, SPAK e kanë të partisë, por i garantoj se drejtësia nuk do të heshtë. Ju e morët vesh që Kardhiq-Delvinë ka nisur me 710 mijë euro loti i parë, ka përfunduar me 3.2 milionë euro kilometri,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...