Çfarë keqkuptimi! Këta të korruptuarit kujtojnë se pasuria do t'i mbrojë nga zonja Vdekje!

Tuesday, 16 August 2022 13:38

 

Nga Artan Fuga.

Çfarë keqkuptimi!!! Këta të korruptuarit me tendera, me bakshishe, me lloj-lloj gjërash që kanë synim pasurimin e paligjshëm, veç të tjerash, duhet jo vetëm të përbuzen, madje të izolohen nga shoqëria, por janë edhe në një keqkuptim absolut! E ka fajin shkolla dhe edukimi për këtë!

 

Mua më vjen keq për ta! Kanë një keqkuptim gjigant të mjerët për jetën dhe vdekjen! Ju betohem!

 

Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t'ia plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t'i mbrojë nga zonja Vdekje që do t’ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hile e poshtërsi, do t'i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po të pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur, kujtojnë se ata që i rrethojnë janë miqtë e tyre të vërtetë.

 

Hahahahahaha!

Madje mendojnë se atje ku do të shkojnë do marrin me vete dashnore, rroba firmato, dhe harrojnë se dhe shtëpitë me dyqind dhoma, të fshehura pas gardheve me beton, nuk janë pronësi e tyre, janë vetëm me qira për disa sekonda, se në fund të gjithë do shkojnë atje te ata me lopatë!!!

Çfarë humbjeje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin!

Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t'u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAK-ut e Spatës!

Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, pre e ambicieve, iluzioneve, budallallëkut!

Çfarë përgjegjësie ka shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gomarllëkun e tyre!

Qesh, qesh, qesh!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...