Manjani: Ku i çoni lekët që rripni te nafta për rrugët, o hajdutë?! Rripni 160 milionë euro, harxhoni vetëm 21!

E mërkurë, 17 August 2022 11:06

 

Ylli Manjani ka qenë i pari sot që ka reaguar me indinjatë ndaj lajmit të publikuar nga INSTA se shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve në vend janë dhjetë herë më të ulëta sesa taksa e qarkullimit që qeveria u mbledh qytetarëve.

“Ku i çoni lekët që rripni te nafta për rrugët, o hajdutë?! - ka shkruar Manjani. - Rripni 160 milionë euro për rrugët dhe vetëm 21 milionë harxhoni për to. Ku i çoni, që haram i paçi?! Bah, çfarë hajnie!” ka përfunduar ai.
Në vazhdim, ka publikuar artikullin e botuar sot nga revista e çështjeve ekonomike “Monitor” me titull:

"Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksa më 2021".

 

"Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar arritën në 2.6 miliardë lekë. Kjo ishte vlera më e lartë së paku që nga viti 2014.

Fondet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë vitit 2021 ishin 134 për qind më të larta se në vitin 2020. Rritja e shpenzimeve në këtë zë me 2021 u nxit edhe nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Grafiku bashkëngjitur tregon se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrugëve pësojnë rritje të ndjeshmE në vitet elektorale.

Por qeveria arkëton së paku një vlerë 10 herë më të lartë nga taksa e qarkullimit mbi karburantin, e cila është konceptuar për të paguar mirëmbajtjen e rrugëve nga përdoruesit e saj. Në vitin 2021 arkëtimet nga kjo taksë ishin rreth 160 milionë euro

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...