Fushata për zgjedhjet lokale/ Berisha: Primaret transparente në PD janë dritë shprese për shqiptarët

E Enjte, 01 September 2022 15:51

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e mbylli fjalën e tij para kryesisë së PD, duke kërkuar mobilizim për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Berisha tha se primaret në PD janë dritë shprese për demokracinë dhe vendin.

“Ne si PD kemi fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

 

Imagjinoni ju, se çfarë rëndësie jetike kanë procedurat demokratike që bëjmë ne, në një shtet mafioz ku shkelmohet vota, ku partia rivale ka ndaluar votën brenda saj. Këto primare dhe kjo procedurë janë dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët.

 

Mbahen në kushte shumë të vështira, por kanë shpirtin e pluralitetit në vete, kanë fundin e kryetarokracisë. Duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente të zgjidhen kandidatet më të mirë me votën e lirë,” tha Berisha.

“Grupi i punës, i ngritur për këtë qëllim, po punon Kodin Elektoral të PD, kod që do përdoret për të gjitha procedurat brenda PD. Departamentet janë institucione themelore të PD në qendër dhe bazë ku ne do bëjmë gjithçka të tërheqim mendjet më të ndritura që së bashku me ekselenca shqiptare të mund t’u japin forcës sonë politike, programin anti-krizë dhe zgjidhjen e gjithë problematikave të krijuara. Është krijuar një strukturë bazë që do ta miratojmë këtë mbledhje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...