Berisha: Protesta e gjatë dhe e qëndrueshme është jetike! Ngrihemi kundër terroristëve të kuq të votës

E Enjte, 01 September 2022 15:52

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri shumë të larta nga PD.

“Ata presin veprimet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u dalë zot dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë dhe e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim, është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë”.

Berisha tha se demokratët do u kthejnë shqiptarëve të drejtën e votës. Sipas tij, në vend nuk zbatohet asnjë ligj dhe të gjitha institucionet janë në duart e Edi Ramës.

 

“Përgjigja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme. Dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellin në çdo zemër, në çdo votër, në çdo derë të shqiptarëve. Ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës.

 

Askush nuk mund t’u diktojë shqiptarëve që të pranojnë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar nga terroristët e kuq të votës, patronazhistët. Askush nuk mund të diktojë që shqiptarët të pranojnë një pushtet të grabitur.

Jo, ne ngrihemi kundër këtij regjimi me besimin më të madh se shqiptarëve do u kthejmë të drejtën e votës. Edi Rama do marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...